Një ditë pas zjarrit, ja çfarë ka mbetur nga spitali Covid në Tetovë ku humbën jetën 14 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2021, 12:10

Kjo është ajo çfarë ka mbetur nga spitali Covid që u shkrumbua mbrëmjen e djeshme në Tetovë, ku mbetën të vrarë 14 pacientë.

Përveç godinës modulare, në foto duken edhe makina të djegura.

Ndërkohë, Këshilli i Komunës së Tetovës në mbledhjen e sotme urgjente ka shpallur tre ditë zie për viktimat e tragjedisë së mbrëmshme.

