Tetovë: 12 persona janë nxjerr gjallë nga spitali covid në flakë

Tetovë: 12 persona janë nxjerr gjallë nga spitali covid në

Jo zyrtarisht flitet se 12 persona janë nxjerrë të gjallë nga Spitali Modular covid dhe janë dërguar për shërim nëpër institucione te ndryshme shëndetësore, përfshi edhe Qendrën Klinike në Shkup, raportojnë mediat maqedonase.

Mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Deri tani numri I viktimave ka arritur në 14 konfirmon prokuroria e shtetit.

A ka staf mjekësor në mesin e viktimave në Tetovë?

“Disa nga të vdekurit do të kenë nevojë për analiza të ADN-së për të përcaktuar identitetin e tyre. Sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve. Deri në orët e para të mëngjesit, prokurorët morën në pyetje stafin në spitalin modular për të përcaktuar shkakun e zjarrit”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë