Prokuroria: 14 të vdekur nga zjarri në spitalin Covid në Tetovë, analizë ADN-je për identifikim

Shkon në 14 numri i viktimave nga zjarri në spitalin e Tetovës. Sipas informacioneve paraprake mes tyre nuk ka personel mjekësor.

Prokurorët urdhëruan autopsinë për trupat e pajetë të 14 personave pas zjarrit në spitalin modular në Tetovë.

Pesë prokurorë, tre nga Prokuroria Publike në Tetovë dhe dy nga Prokuroria Publike në Shkup, vazhdojnë të inspektojnë vendin e ngjarjes tragjike në spitalin Covid në Tetovë. Prokurori Publik i Maqedonisë ishte në vendin e ngjarjes dhe ndoqi punën e Shtabit të Krizave.

Në bashkëpunim me pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme, inspektimi filloi menjëherë. Prokurorët kanë lëshuar urdhra autopsie dhe kanë identifikuar trupat e 14 personave të vrarë në zjarr, dhe po hetojnë nëse ka edhe të vdekur të tjerë. 

Disa nga të vdekurit do të kenë nevojë për analiza të ADN -së për të përcaktuar identitetin e tyre. 

Sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve.

Deri në orët e para të mëngjesit, prokurorët pyetën stafin në spitalin Covid për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Në të njëjtën kohë, u dha një urdhër për të siguruar kamerat e sigurisw  brenda dhe përreth objektit. 

Inspektimi do të vazhdojë edhe sot, dhe prokurorët publik, së bashku me ekspertët e Ministrisë së Brendshme, do të sigurojnë provat për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike, tha Prokuroria Publike.