Tragjedia në Tetovë, Hasani: Gjendja e të lënduarve nga zjarri është e qendrueshme

Maqedonia e Veriut u trondit nga një zjarr i rënë në strukturën spitalore Covid në Tetovë, mbrëmjen e djeshme (8 shtator) rreth orës 21:00.

Nga tragjedia e mbrëmshme raportohet se të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën, si pasojë e zjarrit.

Krahas viktimave ka edhe shumë të plagosur.

Sipas medieve vendase, zëvendës ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani tha se gjendja e të lënduarve nga zjarri është e qëndrueshmë. Numri i viktimave mund të jetë më  i lartë por deri më tani nuk mund të konfirmohet zyrtarisht

“Të dhënat zyrtare të vdekurve do të dalin shumë shpejtë, derisa prokurori dhe hetuesia është në vendin e ngjarjes nuk mund të themi një numër të saktë të viktimave. Gjendja e tyre është stabile (e qendrueshme), por nuk kemi informata ende të reja, deri tani ishim në terren dhe nuk kemi informacione”.

Hasani  tha se mbi 20 pacient kanë qenë duke u trajtuar për COVID-19.

Mbi 20 pacient me COVID-19 kanë qenë duke u shëruar në bazë të evidencës tonë, por përderisa hetuesia dhe prokurori nuk mund të them asgjë”.