SHBA: 1 në katër raste me Covid-19 janë fëmijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2021, 13:43
Numri i rasteve me Covid tek fëmijët në SHBA po rritet në mënyrë alarmante, ndërsa studentët kthehen në auditore.
Rastet tek fëmijët janë më të larta në zonat me përqindje të ulëta të vaksinimit dhe ku shkollat nuk ndjekin udhëzimet e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), shkruan gazeta britanike "Guardian".
Sipas një raporti të publikuar nga Akademia Amerikane e Pediatrisë, më shumë se 250,000 fëmijë u infektuan me koronavirus në javën e fundit të gushtit.
Kjo është incidenca më e lartë javore e rasteve të reja tek fëmijët që nga fillimi i pandemisë.
Në javën e fundit të gushtit, u raportuan gjithsej rreth një milion raste me Covid, që do të thotë se një në katër raste të reja në vend ishin fëmijë.

