Dita nis me vranësira, përgatituni për rrebeshe shiu, si do të jetë moti sot

Vendi ynë to të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Sipas MeteoAlb, në mesditë pritet të ketë reshje shiu në zonat jugore dhe juglindore.

Po ashtu në pjesën e dytë të ditës pritet të ketë reshje shiu edhe në zonat, ndërsa  në pjesën jugore të vendit pritet të nisin rebeshe shiu të dendura.

Mesdita  gjithashtu sjell rënie të ndjeshme të temperaturave, duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 28°C. 

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 28 km/h, nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, ndërsa në det krijohen dallgëzim i ulët./Ora News/