Trafik emigrantësh me makinën e marrë qira, arrestohet 34-vjeçari me 6 klandestinë në mjet
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Një 34-vjeçar u arrestua nga polkicia e Fierit pasi u kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm.
Policia thotë se "Alion Haxhi u kap në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Tepelenë-Fier, në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Levanit" duke transportuar me automjetin tip "Toyota", të cilin e kishte marrë me qira, 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës".
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

