Plagosi vëllezërit në Shkodër për pronën, arrestohet autori

Kapet autori i dyshuar i plagosjes së dy vëllezërve ditën e djeshme në Fshatin e Ri, Rrethinat,Shkodër.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm (9 shtator) u bë e mundur kapja e shtetasit Xhevahir Fikaj, 47 vjeç.

"Ky shtetas dyshohet si autor i plagosjes me armë zjarri të shtetasit I.G, si dhe i plagosjes  me sende të forta të shtetasit L.G (vëllezër)  pas një konflikti për motive pronësie" njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Plumbat për ullinjtë, pse nisi sherri në Shkodër

Lad dhe Ilir Gruda, 34 dhe 41 vjeç sipas policisë u përfshinë në përplasje fizike me Xhevahir Fikajn, kur ku i fundit përdori armë zjarri.

Burimet thanë se shkak për përplasjes është bërë një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj.

Xhevahir Fikaj, sipas burimeve ia ka blerë atë një tjetër personi dhe pretendon se ka dokumentacion të rregullt.

Por familja Gruda pretendon se toka, u përket atyre dhe personi që e ka shitur nuk e ka pasur atë të drejtë, raporton Ora News.

Ndaj ata kishin nisur të bënin rrethimin e tokës, ku po ndërtohej edhe një urë për të hyrë direkt në parcelë.

Mëngjesin e së mërkurës, Xhevair Fikaj mësohet se ka shkuar të sqarohet me dy vëllezërit, por situata përshkallëzoi.

Fillimisht ata u përplasën fizikisht, ku mbeti i plagosur 34 vjeçari, Lad Gruda.

E pas tij Xhevair Fikaj ka qëlluar me armë Ilir Grudën, raporton Ora Neës.

Dy vëllezërit Gruda janë dërguar me urgjencë për në Spitalin e Shkodrës ku morën ndihmë mjekësore dhe burimet thonë se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Shkodrës krehu zonën dhe ushtroi kontrolle por deri më tani nuk ka arritur të vërë në pranga.

Konfliktet për pronat, janë një prej çështjeve më të nxehta të tranzicionit shqiptar dhe në 30 vite kanë shkaktuar disa qindra viktima dhe konflikte mes familjeve shqiptare.