Osmani fton organet e rendit të zbardhin vrasjen e dyfishtë në Pejë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2021, 00:46

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar nga organet e rendit që të punojnë intensivisht në zbardhjen e vrasjes së dyfishtë në qytetin e Pejës.
Në mesazhin e ngushëllimit presidentja shkruan:
“Me trishtim e mora lajmin për ngjarjen e sotme tragjike në Pejë, në të cilën humbi jetën një kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës dhe ish-kandidat për kryetar të Deçanit. Ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe PDK–së! Të lënduarit, i dëshiroj shërim të shpejtë! Ftoj organet e rendit për zbardhje të rastit të kësaj vrasje të dyfishtë!”, thuhet në mesazhin e Presidentes Osmani.
