Flasin zjarrfikësit: Kur shkuam gjithçka ishte në flakë, brenda spitalit ka ende një viktimë tjetër

Më shumë se 30 zjarrfikës me 7 makina kanë ndërhyrë dhe për thuajse gjysmë ore kanë arritur që të shuajnë zjarrin në spitalin covid në Tetovë që shpërtheu rreth orës 21:00 mbrëmjen e 8 shtatorit.

Sasho Trajçevski nga njësiti i zjarrfikësve deklaroi se zjarri ka qenë shumë i madh, dhe se nga spitali janë nxjerr viktima. Por kjo pritet të konfirmohet edhe zyrtarisht.

“Kur ekipet tona kanë arritur në vendngjarje, gjithçka ishte në flakë. Ne bëmë të pamundurën dhe në ora 21:30 minuta zjarri është shuar. Zjarri ishte shumë i madh sepse spitali modular ishte nga plastika ishte i gjithi prej plastike dhe viktimat po evakuoheshin”, deklaroi Sasho Trajçevski.

Ende nuk dihet numri i viktimave.

Ne nuk mund ta dimë numrin, ende nuk kemi të dhëna për të parë sa janë, çfarë janë. Unë mendoj se atje është ende një viktimë tjetër, me siguri ka vdekur. Por ka shërbime që po punojnë në të dhe duhet të përcaktojnë se çfarë është dhe si” tha Trajcevski.'

I gjithë kabineti qeveritar duke filluar nga Kryeminsitri Zoran Zaevi, zv/kryeministri Artan Grubi, Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, ministri i MPB-së Oliver Spasovski dhe ministra e zv/ministra ndodhen në Tetovë, duke përfshirë edhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin.