Shpërthime dhe të bërtitura, momenti kur spitali covid i Tetovës përfshihet nga flakët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2021, 23:01
Spitali Covid në Tetovë ku janë të shtruar pacientët me Covid ka marrë flakë mbrëmjen e sotme (8 shtator.)
Në një video të siguruar nga Alsat dëgjohen të bërtitura dhe shpërthime, ndërkohë që shtëllungat e tymit janë shpërndarë në qiell.
Paraprakisht dyshohet për 9 viktima. Nga Ministria e Shëndetësisë jo zyrtarisht kanë konfirmuar se ka viktima por nuk mund të komentojnë rreth numrit.
Për shkak të intensitetit të zjarrit, tre makina të zjarrfikësve të Shkupit janë rrugës për në Tetovë.
