Tetovë: Nuk dihet ende numri i viktimave, ishin 84 pacientë brenda në spital kur shpërthyen flakët
"Një aksident tragjik ka nodhur në Tetovë ku ka marrë flakë një spital Covid. Nga flakët raportohet për viktima, por nuk dihet ende enumri i saktë i personave që kanë humbur jetën,” deklaroi ministria e Shëndetësisë.
“Të plagosurit dhe gjendja e tyre po përcaktohet për momentin.”
"Zjarri tashmë është shuar dhe të gjitha ekipet nga spitali janë mobilizuar për të ndihmuar të plagosurit. Ata u transportuan urgjentisht në Shkup për tu dhënë kujdesin e duhur, ekipet e Klinikës janë të mobilizuar.
"Së shpejti do të dalim me informacione të reja," tha Filipçe.
Zjarri në spitalin Covid shpërtheu në orën 21:00 dhe u përhap me shpejtësi, ndoshta për shkak të instalimit të oksigjenit të nevojshëm për të trajtuar pacientët. Kishte 84 pacientë në kohën e zjarrit. Sipas informacioneve jozyrtare, ka viktima në mesin e mjekëve.
Të gjithë nga kabineti qeveritar duke filluar nga Kryeminsitri Zoran Zaevi, zv/kryeministri Artan Grubi, Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, ministri i MPB-së Oliver Spasovski dhe ministra e zv/ministra kanë arritur të gjithë në Tetovë, duke përfshirë edhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, pas zjarrit që shpërtheu në COvid Qendrën në Tetovë.
