Kurti telefonon Kryetaren e Komunës në Tetovë: Kosova e gatshme të ju vijë në ndihmë

Kryeministri i Kosovës ka telefonuar kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifi pas shpërthimit të ndodhur mbrëmjen e sotme në spitalin COVID.

Si pasojë e zjarrit deri më tani nga Ministria e Shëndetësisë vendase janë konfirmuar 10 viktima dhe disa të plagosur.

Kurti ka shprehur ngushëllimet për këtë tragjedi dhe gatishmërinë për ndihmë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti porsa zhvilloi sonte një bisedë telefonike me Kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, për ngjarjen e rëndë në një spital modular atje.

Eksplodimi i fuqishëm duket që ka marrë shumë jetë njerëzish, kryesisht pacientë. Kurti i shprehu ngushëllime Kryetares Arifi për këtë tragjedi dhe gatishmërinë për ndihmë, për çfarë Kryetarja Arifi e falënderoi kryeministrin.

Lutemi që të ketë sa më pak viktima nga zjarri që po shkrumbon spitalin e Covid në Tetovë. Jemi të gjithë me shpirt e zemër pranë Tetovës, mjekëve e pacientëve”,thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e Kryeministrit.