Vrasja në Kosovë, mjeku: I plagosuri i solli vetë dy viktimat pa shenja jete

Për vrasjen e dyfishtë në qytetin e Pejës, ku mbetën të vrarë dy politikanët, ka folur edhe mjeku Sadri Berisha i cili dhe ka pranuar viktimat në spital. 

Në një prononcim për mediat e Kosovës, mjeku ka bërë të ditur se viktimat kanë shkuar pa shenja jete në spital, ndërsa personi i tretë ka qenë i plagosur në dorën e majtë.


Rreth orës 20;30 pa shenja jete janë sjell ne spital, dhe nje i tretë i plagosur që ju ka ndihmuar me i sjell deri këtu. Plagët kanë qenë me armë zjarri, derisa personi i tretë ka qenë i plagosur në dorën e majtë, dhe me pas ka procedu tutje dhe është intervistuar nga prokurori. Për momentin është duke u trajtuar në spitalin e Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë”, tha Sadri Berisha në emisionin “Politiko” në Kanal 10.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme, ku mbetën të vrarë kanë mbetur, Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës, dhe Bernard Kadrijaj, ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit.