Policia kontrolle banesash për arme dhe drogë në Tiranë, prangosen 7 persona

Një operacion i nisur nga komisariati nr. 1 në kryeqytet po finalizohet me arrestimin e disa personave.

Policia ka mundur që të prangosë 7 persona, ndërmjet tyre  edhe një kryeplak i një fshati tjetër, bashkautor  i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Kryezi.

Sekuestrohen 4 armë zjarri, një armë gjahu, municion luftarak dhe 11 telefona celular.

Komisariati i Policisë Nr. 1 Tiranë filloi procedimi penal për goditjen e personave që posedonin armë zjarri dhe tentonin të kultivonin bimë narkotike.

Kështu është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Kryezi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi  shtetasve:

Lulzim Cullhaj 55 vjeç, për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ Organizator i kultivimit të bimëve narkotike në territorin e fshatit Kryezi. .

Dashamir Hasanaj, 34 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’, ‘’Shpërdorim i detyrës “.

Erdit Muca, 21 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’,

Alfred Muca, 31 vjeç, për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’.

Kadri Gjoshi,32 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’,

Gert Gjoshi, 36 vjeç, për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’.

Xhemal Hidri, 32 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armeve shperthyese dhe i municionit’’.

Ndalimi i  këtyre shtetasve është bërë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë kultivuar në territorin e fshatit Kryezi të rrethit Tiranë, një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike të cilat u asgjësuan me djegie gjatë operacionit policor.

Nga  kontrolli  i ushtruar në banesat e tyre dhe gjate ushtrimit të kontrollit personal u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër armë zjarri, një armë gjuetie, municion luftarak si dhe 11 telefona të ndryshëm, konkretisht, një kallashnikov, dy pushkë , një pistoletë dhe një çifte.

Policia kontrolle banesash për arme dhe drogë në Tiranë,

Nga hetimet e kryera rezultoi se këta shtetas dyshohet  të jenë edhe autorë të  tentativës për kultivim po në këtë fshat në vitin 2020.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale  ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armeve , armeve shpërthyese dhe i municionit’’, ‘’Shpërdorim i detyrës “.