Digjet sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikësit e Patosit e Roskovecit në ndihmë për të fikur flakët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2021, 17:13
Një sipërfaqe me ullinj është përfshirë nga flakët në zonën e Levanit në Fier.
Zjarri ka përfshirë ferra shkurre por edhe ullinj shumë vjeçar të mbjellë nga fermerë të zonës.
Për shkak të përhapjes së zjarrit më shpejtësi është kërkuar ndihma e forcave zjarrfikëse të Patosit dhe Roskovecit.
Ndërkohë forcat zjarrfikëse në Fierit kanë shkuar që në momentet e para në vendin e ngjarjes dhe po punojnë me të gjitha mjetet për shuarjen e flakëve.
Ende është e paqartë arsyeja e rënien së zjarrit ndërsa fermerët në këtë zonë kanë sipërfaqe të mëdha me ullinj shumë vjeçar.




