Ish- kryeministri: Aq sa mund të gjejnë eskimezë në shkretëtirë, do gjejnë skandale të Sali Berishës
Ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme ka qenë i ftuar në Euro News i është përgjigjur pyetjes nëse deklaratat nga eksponentë të ndryshëm janë të kontrolluara.
Berisha tha se aq sa mund të gjejnë eskimezë në shkretëtirë, do mund të gjejnë ndonjë skandal të Sali Berishës. Ish-kryeministri u shpreh se njeriu i civilizuar që e ka të çmuar dinjitetin njerëzor duhet të kërkojë transparencë.
Berisha: "Aq sa mund të gjejnë eskimezë në shkretëtirë, do mund të gjejnë ndonjë skandal të Sali Berishës. Çdo individ i civilizuar detyrën e parë në këtë rast ka të thotë prova e dokumente, të kërkojë transparencë. Por në qoftë se ai nuk kërkon fakte, ai heq dorë nga e vërteta, është problemi i tij, nuk është problemi im. Nëse e merr të mirëfilltë atë që është thënë ai delegon arsyen e tij, është problemi i tij nuk është i imi. Unë nuk mund të zgjidh dhe këtu nuk fus kategorinë e hajdutëve, trafikantëve që i kam denoncuar vazhdimisht. Por mendoj se njeriu i civilizuar që e ka të çmuar dinjitetin njerëzor mendon se transparenca është ligji themelor në këtë rast."
