Kur do dilni nga politika? Berisha: Do isha larguar po të fitonte PD, s’do qëndroja ‘kamzhik i opozitës’
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka treguar se do ishte larguar nga politika nëse Partia Demokratike do të fitonte zgjedhjet më 25 Prill.
Në një intervistë për emisionin “Now”, Brerisha u shpreh se tha se nuk do të qëndronte kurrë në Parlament “si kamzhik i opozitës”.
Ai thotë se tashmë nuk e ka ndërmend të largohet.
Pyetje: Kur do të dilni nga politika, të hiqni dorë e të mos keni funksion
Berisha: Nëse PD do të fitonte zgjedhjet, unë do të dorëzoja mandatin. Unë qëndroj në mbrojtje të interesave të saj, dhe të shoqërisë. PD në qeveri, unë ‘kamzhik’ i opozitës në parlament nuk qëndroja. Do të ndodhte kjo. Ju e patë, unë s’kam bërë një orë të vetme fushatë. Por tani unë kam një rikthim të plotë. Sa të më japë i gjithëfuqishmi fuqi, do vazhdoj me gjithë forcën time.
