Dyshohet të jetë me porosi, avancojnë hetimet për tritolin në makinën e policit, pjesëmarrës në disa operacione

Një person i dënuar më parë dyshohet se është autori i vendosjes së lëndës plasëse në makinën e efektivit të policisë së Durrësit Lulzim Kastrati tri ditë më parë. Ngjarja dyshohet të jetë e paguar ndërkohë që pista kryesore që po hetohet si shkak i ngjarjes është ajo për shkak të detyrës.

Një person me precedentë penal dyshohet se është autori i vendosjes së lëndës plasëse në makinën e efektivit të policisë së Durrësit, Lulzim Kastrati, tri ditë më parë.

Sipas të dhenave të siguruara nga hetuesit dyshohet se sulmi është kryer nga persona të dënuar më parë të cilët janë paguar për realizimin e ngjarjes kundrejt pagesës.

Vetë efektivi ka rrëfyer para kolegëve se nuk ka konflikte më asnjë person dhe e vetmja pistë për policisë është detyra që ai mban.

Në videon e ngjarjes të sigurar nga Ora News shikohet autori i ngjarjes që afrohet pranë makinës së efektivit të policisë dhe në vetëm pak sekonda vendos lëndën plasëse në gomën e parë në krahun e shoferit.

Më pas i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që efektivat e policisë, po verifikojnë pamjet e kamerave të sigurisë në gjithë zonën për të përcaktuar itinerarin e lëvizjes së personit të dyshuar.

Punonjësi i policisë që ka në pronësi automjetin ku u vendos eksplozivi është banues në lagjen 17 në qytetin e Durrësit.

Ai punon në Drejtorinë Vendore të Policisë së këtij qyteti ku mban detyrën e inspektorit të rendit.

Në këtë funksion mësohet se oficeri Lulzim Kastrati ka marrë pjesë në disa operacione policore të realizuara nga policia e Durrësit muajt e fundit