VOX POP e "Ditë e Re"/ "Rama 3"? Qytetari reciton vargun "Kush ka vajza botën ka” të tjerë tregojnë hallet
Emisioni “Ditë e Re” nisi sot sezonin e ri në RTV Ora. Moderatorëve Arjola Shehu dhe Arjon Muça do i bashkohet edhe Enki.
Enki ishte sot në sheshin “Skënderbej” për të pyetur qytetarët se çfarë mendojnë ata për kabinetin e ri qeveritar ku Rama vendosi një rekord gjinor, me 12 ministre gra dhe vetëm 4 ministra burra.
Çfarë mendojnë qytetarët për këtë veprim të kryeministrit?
Shumë prej tyre heshtin, nuk duan të flasin ka dhe të tjerë që shprehen pozitivisht ndaj vendimit të kryeministrit për të emëruar 12 gra në qeveri.
“Gratë janë më të drejta” thotë një qytetare.
Një tjetër kujton shprehjen e famshme: “Kush ka vajza botën ka”.
Ajo që është e dukshme është se qytetarët nuk kanë ngelur të kënaqur nga qeverisja e mandatit 2 dhe presin shumë më shumë nga mandati i tretë.

