VOX POP e "Ditë e Re" Çfarë mendoni për qeverinë Rama 3? Ja si përgjigjen qytetarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2021, 09:37
Javën e kaluar, kryeministri Rama prezantoi kabinetin e ri qeveritar për mandatin e tretë, duke vendosur një rekord gjinor, me 12 ministre gra dhe vetëm 4 ministra burra.
Çfarë mendojnë qytetarët për këtë veprim të kryeministrit?
Gazetarja, Enki Braçaj sjell për emisionin 'Ditë e Re' me moderatorë Arjola Shehu dhe Arjon Muça mendimet e qytetarëve rreth qeverisë Rama 3.
Shumë prej tyre thonë se nuk kanë informacion, ndërkohë qytetarë tjerët shprehen pozitiv ndaj vendimit të kryeministrit për të emëruar 12 gra në qeveri.
"Nuk i njoh fare dhe nuk kam asnjë koment", kanë qenë përgjigjet më të shpeshta.

