Kabineti i ri ka vetëm katër burra, Çepani: Merak jo me bazë gjinore

Javën e kaluar, kryeministri Rama prezantoi kabinetin e ri qeveritar për mandatin e tretë, duke vendosur një rekord gjinor, me 12 ministre gra dhe vetëm 4 ministra burra.

Edlira Çepani, aktiviste e të drejtave të njeriut, e ftuar në emisionin Ditë e Re ka komentuar rreth qeverisë Rama 3 dhe emërimin e 12 grave ministre.

Çepani thotë se kjo është një arritje e shoqërisë dhe se ka ardhur si rezultat i përpjekjeve dhe mundimeve të jashtëzakonshme të shoqërisë sonë.

Ajo thekson se korruptimi i politikanëve duhet zhveshur nga gjinia dhe se aftësitë, apo mangësitë në politikë nuk kanë të bëjnë më gjininë.

Çepani: "Kam vite të tëra që merrem me promovimin e grave dhe vajzave ne politikë. Për ne është një arritje. Nuk është arritje vetëm në pjesën e numrave, por edhe në kulturë. Ka vite që luftojmë të ndryshojë mentaliteti i politikës në gjini. Kjo është një arritje e përbashkët. Para disa vitesh kur ne flisnim për barazi gjinore në politike, dukej tabu.  Që prej 2005 kishim 7% vajza dhe gra në parlament, sot kemi 70% vajza dhe gra. Është ë proces që ka ardhur me shumë mund, shtysë dhe me një përpjekje të jashtëzakonshme."

Moderatori: Ke merakun se ndonjëra nga ministret mund të jetë nën trysninë e një politikani të madh, pra a mund të manipulohen më lehtë?

Çepani: "E kam këtë merak edhe te burrat, nuk është merak me bazë gjinore. Ekziston gjatë gjithë kohës në politikën shqiptare. Pjesa që mund që një ministër mund të jetë një fasadë mund të jetë e vërtetë, por mund të jetë edhe burrë, pra nuk kanë lidhje me gjininë. Pra duhet të etiketohet institucioni që drejton jo personi, jo gjinia. Vendet me të fuqishme në Europë kanë në krye gra" thotë Cepani në Ditë e Re,në ekranin e Rtv Ora.

Emisioni 'Ditë e Re' nisi sot sezonin e ri. Nën shoqërinë e moderatorëve Arjola Shehu dhe Arjon Muça në ekranin e Rtv Ora, në orën 07:00 deri 10:00 nga e hëna në të premte.