"Jeton në rrugë, vajzën në jetimore" Gruaja jetime endet prej 10 vitesh në dyert e bashkisë Tiranë për një banesë sociale

"Dua të gëzoj si çdo qytetar. I bëj thirrje Erion Veliaj të më jap një banesë sociale. Kërkoj të drejtën që më takon prej".

Këto janë fjalët e gruas e cila prej 10 vitesh kërkon një banesë sociale për të strehuar dhe vajzën e saj të vogël.

Gruaja tregoi për mikrofonin e emisionit “Ditë e Re” se ka prej një muaj e gjysmë që e kanë nxjerrë jashtë me plaçka, fëmijën e ka dërguar në jetimore, ndërsa vetë fle rrugëve.

" Kam mbi 10 vjet që kërkoj të drejtën time, thjesht të japin një banesë sociale. Jam bërë dhe me një fëmijë të vogël dhe rri në jetimore. Dua të gëzoj si çdo qytetar. I bëj thirrje Erion Veliajt të më jap një banesë sociale. Nuk jetohet me fëmijë në strehëz. Ta provojë Erion Veliaj nëse jeton dot me familjen e tij në strehëz. Kërkoj të drejtën që më takon. ", thotë gruaja.

Ditë e Re

Emisioni 'Ditë e Re' nisi sot sezonin e ri. Nën shoqërinë e moderatorëve Arjola Shehu dhe Arjon Muça në ekranin e Rtv Ora, në orën 07:00 deri 10:00 nga e hëna në të premte. Stafit i është bashkuar dhe Enki e cila do të jetë më pranë qytetarëve.

Enki ishte sot në sheshin “Skënderbej” për të pyetur qytetarët se çfarë mendojnë ata për  kabinetin e ri qeveritar ku Rama vendosi një rekord gjinor, me 12 ministre gra dhe vetëm 4 ministra burra. Gruaja gjeti momentin për të treguar dhe historinë e saj të vështirë.