EKSKLUZIVE/ Një person me kapele vuri tritolin në makinën e policit në Durrës, Shikoni momentin. VIDEO

Ora News publikon pamjet ekskluzive të momentit të vendosjes së eksplozivit në makinën e efektivit të policisë Lulzim Kastrati në Durrës mëngjesin e 3 shtatorit 2021.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur autori zbret nga trotuari dhe afrohet tek mjeti. Ulet tek goma e parë në krahun e drejtuesit të mjetit dhe vendos lëndën eksplozive.

Lënda plasëse është vendosur në mjetin e Lulzim Kastratit, me detyrë inspektor policie në Durrës, në kohën kur ishte i parkuar pranë banesës së tij në lagjen 17 në Durrës.

Për të vendosur mekanizmin shpërthyes autorit i janë dashur 15 sekonda dhe më pas largohet me shpejtësi, raporton Ora News.

Nuk dihet nësë autori është në dijeni të kameras së sigurisë përballë vendit të ngjarjes, por ai arrin që ta mbulojë fytyren gjatë gjithë kohës, duke e vështirësuar identifikimin. 

Në orën 06 25 minuta lënda plasëse shpërtheu.

Mesazh kërcënimi

Sic tregojnë pamjet pasojat e shpërthimit ishin të vogla, çka ngre dyshime se qëllimi ishte vetëm kërcënimi.

Kur polici Lulzim Kastrati ka kuptuar se mesazhi kriminal ishte direkt për të, ka dhënë alarmin tek kolegët. Në dëshminë e parë, inspektori i policisë mësohet se ka deklaruar se nuk ka konflikte personale apo familjare.

Ndaj pistë kryesore e hetimit është ajo për shkak të detyrës si efektiv i policisë së Shtetit.

Grupi hetimor mësohet se ka n dorë edhe pamje të tjera, përmes të cilave synon ta identifikojë autorin.

Disa orë pas ngjarjes, në Policinë e Durrësit u shoqëruan disa persona që dyshohet se kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes! Ata po merren në pyetje me qëllim zbulimin e motiveve dhe autorit të mesazhit me tritol për efektivin e policisë së Shtetit në Durrës.