Fluks makinash e pritje dhe në Muriqan por udhëtarët mbështesin masat anti-Covid

Zbatimi i masave shtrënguese anti-Covid në kufi ka sjellë radhë të gjatë automjetesh edhe në pikën kufitare të Muriqanit.

Verifikimi i dokumentacionit përkatës për udhëtarët që hyjnë në territorin tonë kërkon kohë.

"Po udhëtojmë nga Ulqini, po kthehemi në Kosovë. Kemi 15 minuta në kufi".

Për të kaluar doganën nevojitet certifikatë vaksinimi, dëshmi që e ke kaluar virusin ose test PCR negativ.

Ky zotëri u kthye mbrapsht në automjet pasi kishte harruar përgjigjen e testit.

Gazetari: Pse u kthyet?

Fluks makinash e pritje dhe në Muriqan por udhëtarët

"Kam harruar këtë letrën e testit. Po shkoj për Tiranë. Kanë të drejtë. Rregullat janë për mirë, tre persona të familjes më kanë vdekur brenda dy javëve. Tani po shkoj të lajmërohem te polici".

Pasi e paraqiti te polici kufitar ai vijoi normalisht rrugën.

Fluks makinash e pritje dhe në Muriqan por udhëtarët