"Misioni vazhdon", Monika Kryemadhi i uron LSI-së ditëlindjen e 17-të
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka uruar përmes një postimi në faqen e saj në facebook datëlindjen e 17-të të forcës politike që ajo kryeson.
"Gëzuar ditën e LSI. Për të gjithë ju djem dhe vajza, burra e gra, për të gjithë ju që e doni, keni luftuar dhe vazhdoni të luftoni për atë çfarë LSI përfaqëson.Misioni vazhdon".
Çfarë mendoni për qeverinë Rama 3? Ja si përgjigjen qytetarët
6 Shtator, 09:37
Urime për këtë ditë të shënuar të kësaj partie ka përcjellë edhe nënkryetari i saj Petrit Vasili.
"17 vjet LSI! Çdo sfidë vetem na ka forcuar.Te rinj e te reja, burra dhe gra, qe nuk ulin koken dhe duan pa fund Shqiperine, gezuar 6 shtatorin festen e LSI!Misioni vazhdon, me te motivuar se asnjehere!"
Lëvizja Socialiste për Integrim u themelua në 6 shtator të vitit 2004 nga Ilir Meta, i cili sot është President i Republikës.

