Pse e qëlluan ish kreun e PS në Vau i Dejës? Policia afër zbulimit të autorëve: Dyshohet atentat me pagesë

Policia vijon hetimet për të zbardhur autorët dhe motivin e atentatit ndaj ish kreut të PS-së në Vau i Dejës, njëkohësisht anëtarit të këshillit bashkiak në Vau i Dejës, Nikolin Huba.

Dy persona me motor u afruan pranë 54 vjeçarit dhe qëlluan në drejtim të tij në një distancë 3 metra në momentin kur ai po linte diçka në bagazhin e makinës.

Atentati ndodhi paraditen e të shtunës, 4 shtator 2021.

Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj raporton se policia është pranë zbulimit të autorëve.

Burime nga grupi hetimor i ngjarjes në Shkodër thanë se dy personat që qëlluan me armë ndaj ish kreut të PS-së në Vaun e Dejës, dyshohet se kanë qenë vrasës me pagesë.

“Dyshohet se kemi të bëjmë me një atentat të mirëpaguar nga persona të tretë” raporton ai.

Kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes që po ndihmojnë grupin hetimor në zbardhjen e ngjarjes.

Nikolin Huba aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës dhe po merr mjekim. Ai ka dy plumba në këmbë e pritet ti nënshtrohet operacionit.

Përvec zbulimit dhe arrestimit të tyre policia po punon edhe për të zbuluar porositësit e atentatit.