Ironia e Braçes: Ta dinte Nënë Tereza se shërbyesit publik do shëlleheshin në Palasë e Jalë nuk do ngjitej lart si Shenjt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2021, 08:14
Administrata shtetërore sot është pushim. 5 shtatori, dita e shënjtërimit të Nënë Terezës, e cila është festë zyrtare në Shqipëri, përkoi me të dielën e pushimit, ndaj edhe zëvendësohet këtë të hënë, 6 shtator.
Deputeti, Erjon Braçe, ka ironizuar mbi këtë fakt, duke u shprehur se nëse Nënë Tereza do ta parashikonte këtë do vijonte të shërbente për njerëzit e zakonshëm e nuk do ngjitej lart si shenjt.

