RTV Ora e Ora News çel sezonin e ri të emisioneve, ju premtojmë shumë surpriza
Nga “Ditë e Re” në një sezon të Ri me shumë surpriza.
RTV Ora dhe Ora News çeli sot sezonin e ri të emisioneve.
“Pas një viti të vështirë për RTV Ora e Ora News hyjmë në një situatë që do të jetë me mjaft surpriza për këdo” paralajmëron drejtori i Informacionit i RTV Ora, Brahim Shima.
“Jeto me Orën” me moderator Ana Kallakun do ju shoqërojë çdo ditë pasdite.
“Ekspulsi” me Ronaldo Sharkën dhe “Glamour Zone” me Ester Bylykun nuk ndalen. Do të vijnë me personazhe unikë, kamera të fshehta dhe supriza si vetëm ata dinë, çdo të shtunë dhe të premte në mbrëmje
Temat kryesore në ekonomi do të trajtohen në emisionin “Ekopolitikë” me Fatos Çoçolin.
Do të kemi dhe një orë dedikuar për fëmijët me “Xhaxhi Piktori” me Kosta Zhonga çdo të shtunë paradite.
Edhe Ora Neës do të vijë me ndryshime të reja. Por për të gjitha surprizat ju ftojmë të na ndiqni në ekranet tona RTV Ora e Ora News por dhe në live stream në oranews.tv
Mos harroni të gjitha emisionet do të jenë në kanalin tonë në youtube RTV Ora e Ora News. Si dhe në rrjetet tona sociale:
Në Instagram RTV Ora e Ora News
Si dhe në Twitter e Ora News