“South Outdoor Festival”në Borsh, reperi me famë botërore Nana e 'djeg' skenën në jug

Në Borsh u mbajt edicioni i katërt i “South Outdoor Festival”, një organizim që synon të provomojë turizmin në Shqipëri përmes aktiviteteve të shumta. Surprizë këtë vit ishte reperi gjerman Nana, që u ngjit në skenën e festivalit krahas emrave më të njohur të muzikës shqiptare.

“South Outdoor Festival”, u rikthye në edicionin e katërt pas një ndërprerje për shkak të pandemisë.

Destinacioni këtë vit ishte Borshi, që u gjallërua nga mijëra turistë shqiptarë e të huaj në këto ditë të para të vjeshtës.

Sporte dhe panaire gjatë ditës dhe festat me artistët më të mirë në mbrëmje.

"South Outdoor Festival" organizohet me mbështetjen e GIZ dhe prej krijimit qëllimi mbetet promovimi i turizmit.

Organizatorët e "South Outdoor Festival" ishin kujdesur për të ofruar një eksperiencë të paharrueshme për pjesëmarrësit, duke pasur në vemendje edhe kufizimet që detyron pandemia e koronavirusit.

Në skenën e "South Outdoor Festival" u ngjitën disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, ndërsa surpriza në natën e tretë ishte reperi me famë botërore Nana.

Organizatorët synojnë që South Outdoor Festival do ta kthejnë në traditë dhe për edicionin e pestë kanë plane të mëdha.