Koncert me muzikë klasike në memorialin "Gjergj Kastrioti"
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 1 Shtator 2021, 14:59
Pas shumë vitesh mungesë, në Lezhë u rikthye muzika klasike.
Nën tingujt e pianos dhe zërit të Artistit Adelion Kola, qytetarët shijuan një mbremje të veccantë në këtë fund vere.
Artisti i ri që studion jashtë Shqipërisë, zgjodhi që sëbashku me bashkëpunëtor të tjere, që të organizoje një koncert në qytetin e tij të lindjes.
“Është koncerti I parë që bëj unë në Lezhë e jam shumë i emocionuar”
Pjesë e këtij koncerti klasik u bënë artedashes të shumtë të cilët përjetuan emocione të forta.
Mark Gjoka Drejtor i Pallatit te Kultues "Ded Ndue Lazri", falenderoi artistin.
Mbrëmja nën tingujt e muzikes klasike u organizua në memorialin e "Gjergj Kastriotit" dhe zgjati përreth 90 minuta.