Saraçi për ikjen e Paulin Prekës: U bë i rëndë ky fund stine... Ke me ju bo humor engjëjve

Artisti Shpëtim Saraçi, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të kolosit të humorit shkodran dhe mbarë shqiptar Paulin Preka.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Saraçi shkruan se Preka u dhuroi humor të jashtëzakonshëm në kohët më të vështira.

Ai thotë se do e kujtojnë gjithmonë përmes batutave që ka lënë.

"Tashti u be i rende fort ky fund stine…Na demtoi jo pak..

Faleminders fort MJESHTER per humorin e jashtezakonshem qe na fale sidomos ne kohen kur nuk na qeshte lehte buza.

E sigurisht tash ke me ju ba humor engjejve e ne kena me te kujtu permes batutave te mrekullueshme qe ke lan ndër vite.

 

Zoti i forcofte familjaret e tu te mrekullueshem qe te perballojne dhimbjen.

Pushof ne paqe dhe qofsh i paharruem.

R.I.P PAULIN PREK"- shkruan ai. 

Mjeshtri i Madh i humorit shkodran dhe mbarëshqiptar, Paulin Preka, është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare.

Kolosi i humorit shqiptar mbylli përgjithmonë sytë në Itali ku jetonte prej vitesh me familjen e tij.