Pas më shumë se 1 viti mbyllje nga pandemia, rihap dyert Teatri "Skampa" në Elbasan

“Një zonjë nga Argjentina” titullohet premiera që do të çelë pas afro dy vitesh dyert e 'Qendrës së Artit Skampa' në Elbasan.

Pas mbylljes për shkak të pandemisë së koronavirusit, komedia me regjisor Adonis Filipi do të rikthejë të shtunën publikun artdashës në teatër pas një kohe të gjatë.

Jo pa qëllim është zgjedhur që hapjen e teatrit ta nisin ne një komedi.

"Jemi përpjekur që kjo shfaqje që ka konture ndërmjet farsës dhe komedisë të vijë si një spektakël," tha Adonis.

Veç pjesëtarëve të trupës së aktorëve të teatrit “Skampa”, vepra do të vihet në skenë edhe nga Artistë të Teatrit Kombëtar, por edhe aktorë të rinj, raporton Ora News.

"Ka koreografi, ak elementë skenikë që ma bëjnë teatrin më të dashur, më të ngrohtë."

"Kam përshtypjen që është lumturi shumë e madhe të kthehesh në sallë sepse gati 1 vit e gjysmë nuk kemi performuar për publikun."

"Nuk mund t'ia privoj publikut surprizën dhe t'i them çfarë të presin. Shpresoj që të kemi bërë një punë ashtu siç duhet," tha aktori Helidon Fino.

Organizatorët thonë se teatri do të funksionojë në 30 për qind të kapacitetit të tij.

Në rast të përkeqësimit të situatës, drejtuesit e teatrit “Skampa” në Elbasan mendojnë t’i zhvillojnë shfaqjet në mjedise të hapura./OraNews/