I zhdukur prej 4 ditësh, 3-vjeçari gjendet mes shkurreve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2021, 12:33
Një 3-vjeçar i zhdukur prej katër ditësh është gjetur nga policia shëndosh e mirë, mes shkurreve.
Vogëlushi u gjet në një zonë rurale, 500 metra larg shtëpisë, ndërkohë familja dyshonte se djali mund të ishte rrëmbyer. Ngjarja ka ndodhur në Australi.
Për fat të mirë policia e identifikoi djalin mes shkurreve, duke ndërhyrë nga ajri.
Më shumë se 100 oficerë dhe vullnetarë kaluan ditë të tëra duke pastruar shkurret e zonës për të gjetur 3-vjeçarin.
Kryeministri Scott Morrison shprehu gëzimin për djalin e vogël, duke shkruar në Twitter se ishte "i lumtur të dëgjojë se tani më fëmija është i sigurt".

