Sorrentino në festivalin e Venecisa, fituesi i çmimit “Oscar”, vjen me filmin autobiografik “Dora e Zotit”

Sorrentino në festivalin e Venecisa, fituesi i çmimit

Regjisori italian Paolo Sorrentino u shfaq në Festivalin e Venecias në premierën e filmit autobiografik “Dora e Zotit” që zbulon historinë e tij prekëse të fmëijërisë në Napolin e viteve 1980. Filmi eksploron familjen, pjekurinë dhe një moment në kohën kur qyteti kaotik fitoi dinjitet dhe shpresë me ardhjen e legjendës së futbollit Diego Maradona.

Fitues i çmimit “Oskar” me filmin "Bukuria e Madhe" dhe autor i serialit "Papa i Ri", Sorrentino tha se ishte provokuar pjesërisht nga një mik i cili e kritikoi për shmangien e filmave personalë.

Sorrentino në festivalin e Venecisa, fituesi i çmimit

"E kuptova se kishte shumë dashuri në fëmijërinë time, edhe pse njëra pjesë ishte e dhimbshme, dhe se e gjithë kjo mund të thuhej në mënyrë kinematografike," tha ai.

"Napoli në vitet '80 ishte si të përshkoje safarin në këmbë," tha Sorrentino. Titulli i filmit i referohet golit famëkeq të legjendës Maradona kundër Anglisë në Kupën e Botës 1986.

Ajo gjurmon sesi Sorrentino i ri, i përfaqësuar nga alter-ego Fabietto, i interpetuar Filippo Scotti, u shpëtua indirekt nga futbollisti, para se ai të vazhdonte të ndiqte ëndrrën e tij për t'u bërë kineast.

Mesazhi i filmit është se ka një të ardhme për të gjithë, pavarësisht nga vuajtjet dhe dhimbjet që keni përjetuar në jetë.