Shuhet në moshën 72-vjeçare kantautori i njohur shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2021, 13:54
Kantautori i njohur, Riza Dolaku ka vdekur sot në moshën 72 vjeçare, pasi nuk ka mundur të fitojë betejën me një sëmundje të rëndë në mushkëri.
Lajmin e hidhur e ka konfirmuar për ‘RADIO 1’, miku dhe bashkëpunëtori i të ndjerit, kompozitori Afrim Macula.
“Na iku ky njeri i dashur, i veçant dhe i madh për nga natyra muzikore. Riza përcjellët sot në ora 13:00 në banesën e tij të fundit, në varrezat e kryeqytetit, në Prishtinë”, tha Afrim Macula në ‘RADIO 1’.
Dolaku ishte kompozitor dhe orkestrues dhe ka studiuar në Akademinë e Muzikës, në Beograd.
Filloi shkollën e mesme muzikore në Prizren dhe e përfundoi në Prishtinë.
