Covid-19: 4228 testime, 896 raste të reja, 3 humbje jete dhe 518 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 4,228 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 896 qytetarë.

Janë 12,003 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 132 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 tre qytetarë: Një qytetar 49 vjeç nga Elbasani, një qytetar 67 nga Vlora dhe një qytetar 71 vjeç nga Durrësi.

Infektimet janë në këto bashki: 224 raste në Tiranë, 83 raste në Shkodër, 82 raste në Vlorë, 72 raste në Durrës, 52 raste në Fier, 49 raste në Kavajë, 42 raste në Lushnje, 32 raste në Lezhë, 27 raste në Elbasan, 21 raste në Gjirokastër, 20 raste në Krujë, Sarandë, 17 raste në Kurbin, 15 raste Malësi e Madhe, 12 raste në Bulqizë, 11 raste në Mat, 10 raste në Kamëz, Himarë, 6 raste Vau i Dejës, Memaliaj, Pogradec, Berat, 5 raste në Peqin, Gramsh, 4 raste në Fushë-Arrëz, Dimal, Kuçovë, Skrapar, Cërrik, 3 raste në Kukës, Has, Dibër, Patos, Divjakë, Mallakastër, Korçë, Devoll, 2 raste në Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Kolonjë, Poliçan, 1 rast në Klos, Konispol, Libohovë, Selenicë, Delvinë, Përmet, Belsh.

Janë shëruar 518 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 136,479 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (05 Shtator 2021)

Raste të reja ditore       896 

Të shëruar në 24 orë      518

Të shtruar në spitale       132

Humbje jete në 24 orë     3

Testime ditore                 4,228

Testime totale            1,076,983

Raste pozitive             150,997

Raste të shëruara       136,479

Raste Aktive                 12,003

Humbje jete                   2,515

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4375

Shkodër          1999

Durrës             1025

Vlorë               896

Fier                  860

Lezhë              778

Elbasan           605

Berat               421

Korçë               307

Gjirokastër      299

Kukës              232

Dibër                206