Kosova shënon 24 të vdekur dhe 890 raste të reja me COVID-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2021, 16:10
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 10.614 testime nga të cilat 890 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste vdekjeje.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.526 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 922.623 doza të vaksinës. Deri më sot 307.467 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 1.712 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852.
Në total numri i rasteve aktive është 26.688.
