Iu përmbys varka në Prespë, mbytet 45-vjeçari, vëllai i tij dhe një tjetër shpëtuan me not

Stavri Vasilovski, 45 vjeç, punonjës mirëmbatje në Bashkinë e Pustecit, dyshohet se është mbytur në liqenin e Prespës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ku Vasilovski, i cili kishte dalë gjatë mbrëmjes për të peshkuar, si pasojë e dallgëve të forta të liqenit, i është përmbysur varka dhe dyshohet se mund të jetë mbytur.

“Më datë 05.09.2021, në orët e para të mëngjesit, jemi njoftuar se në liqenin e Prespës, shtetasit S. V., 45 vjeç, i cili kishte dalë gjatë mbrëmjes për të peshkuar, si pasojë e dallgëve të forta të liqenit, i është përmbysur varka dhe dyshohet se mund të jetë mbytur.”- njofton policia. 

Ora News, mëson se në varkë ishin 3 persona:

Personi që dyshohet se është mbytur Stavri Vasilovski

 Vëllai i tij , Loni Vasilovski 

 Niko Ivan

Këta dy të fundit ia kanë dalë që të shpëtojnë falë notit ndërsa 45-vjeçarin dyshohet ta ketë zënë varka poshtë.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.