Turistët e vjeshtës “mbushin” Vlorën / Plazh në shtator, ata që kërkojnë qetësi dhe çmime konkurruese
Vit pas viti, në Vlorë, sezoni turistik po zgjatet edhe në Vjeshtë! Pushuesit që zgjedhin këtë stinë të vitit, kryesisht kërkojnë çmime më konkurruese dhe qetësinë! Edhe operatorët turistike janë të kënaqur me prenotimet.
Vapa iku me gushtin, por në plazhet e Vlorës pushuesit nuk mungojnë as në vjeshtë.
Shtatori është muaji ideal për ata që duan të shmangin kaosin e pikut të sezonit, ndërsa kërkojnë freskinë dhe çmime më të arsyeshme.
“Nxehtësi nuk ka, rrëmuja është më pak.”
“Ka pak njerëz.”
Për të tjerë, vera është punë intensive, ndaj kjo është koha e vetme që mund të pushojnë.
“ U qetësova pak. S’kam ardhur prej punës së përditshme. Janë shtrenjtuar pak çmimet.”
Ukrainasit janë më të shumtë mes të huajve.
“Vijmë nga Ukraina dhe jemi për herë të parë në Shqipëri. Në kërkonim një vend për tu kënaqur por edhe për të shpenzuar më pak. Vlora dhe Shqipëria ishte vendi perfekt në krahasim me shtetet e tjera europiane.”
Administratorët e hoteleve shprehen të kënaqur.
Për gushtin ishin plot dhe prenotime kanë edhe për Shtatorin.
E rëndë, humb jetën nga Covid një foshnje tre javëshe në Kosovë
5 Shtator, 13:07
“Vazhdojnë, për me një % mesatare mund të themi që 50-60%”.
Të gjithë bashkohën në një pikë: Pastrimi mbeten problem.
“Kritika kam për pastrimin. Ndoshta faji është edhe i pushuesve, por duhet bërë më shumë! Besoj se do të kthehem pas disa vitesh, kur plazhet të jenë më të pastra. Pastroni."- shprehet ajo.
Edhe pse më të paktë në numër, pushuesit e vjeshtës nuk mungojnë as në plazhet e tjera të vendit nga jugu në veri.

