Korçë/ U kap duke transportuar 68 emigrantë të paligjshëm, në pranga 40-vjeçari
Kamionët gjithmonë e më shumë po përdoren për transportin e klandestinë përmes Shqipërisë në rrugën drejt vendeve të BE. Një 40-vjeçar nga Gjirokastra u ndalua në Pogradec duke transportuar me kamion 68 emigrantë të paligjshëm të cilëve u kishte marrë 150 euro për person.
Një 40-vjeçar nga Gjirokastra u arrestua në Pogradec duke transportuar brenda një kamioni 68 emigrantë të paligjshëm!
Edlir Koko i kishte marrë klandestinët në juglindje dhe kundrejt pagesës prej 150 euro u kishte premtuar ndihmë për kalim ilegal të kufirit drejt vendeve të BE.
Sipas këtij skenari, 40-vjeçari priste të përfitonte 10200 euro nga veprimtaria e paligjshme.
Por plani dështoi.
Kamioni me emigrantë u ndalua në aksin Pogradec-Qafë Thanë, ku shoferi 40-vjeçar sipas policisë tentoi të shmangë kontrollin duke i ofruar efektivit që e ndaloi një 1000 lek ryshfet.
Ky veprim e ka rënduar pozitën e 40-vjeçarit para drejtësisë.
Krahas akuzës për dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, ndaj tij është ngritur edhe ajo për "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".
Nga ana tjetër përdorimi gjithmonë e më shumë i kamionëve për transportin e klandestinëve, ngre alarmin për numrin e shtuar të emigrantëve që kanë arritur të në Shqipëri nga kufiri i Gjelbër.
Nga 1 qershori, te paktën 37 persona janë arrestuar ose shpallur në kërkim në qarkun e Korçës pasi kanë marrë përsipër transportin e emigrantëve të paligjshëm!
Pagesat që ata marrin janë të ndryshme, por variojnë nga 200 deri në 1200 euro për person.
Të dhënat nuk janë zyrtare, por sipas raporteve të policisë së Korçës për operacionin Perimetri, në vetëm 2 muaj e gjysmë gjatë verës janë kapur mbi 400 klandestinë të paligjshëm.
Që prej vitit 2016, kur Shqipëria u përfshi në rrugën e klandestinëve drejt vendeve të BE, fluksi i emigrantëve mbetet i lartë.

