Doli për peshkim po nuk u kthye më, 45 vjeçari ishte punonjës në Bashki, peshkatarët dalin në kërkim të tij

Doli për peshkim po nuk u kthye më, 45 vjeçari ishte

Stavri Vasilovski, 45 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur në liqenin e Prespës, ishte punonjës mirëmbatje në Bashkinë e Pustecit,

Burime për Ora News, bëjnë me dije se peshkatarët dhe banorët e zonës, kanë dalë në kërkim të 45-vjeçarit, që kishte dalë për peshkim por që nuk u kthye, më pasi anija e tij u përmbys në  det.

Doli për peshkim po nuk u kthye më, 45 vjeçari ishte

Mësohet se drejt vendit të ngjarjes janë nisur dhe forcat e Polumbarëve.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ku Vasilovski, i cili kishte dalë gjatë mbrëmjes për të peshkuar, si pasojë e dallgëve të forta të liqenit, i është përmbysur varka dhe dyshohet se mund të jetë mbytur.

Ora News, mëson se në varkë ishin 3 persona:

Personi që dyshohet se është mbytur Stavri Vasilovski

 Vëllai i tij , Loni Vasilovski 

Niko Ivan

Doli për peshkim po nuk u kthye më, 45 vjeçari ishte

Këta dy të fundit ia kanë dalë që të shpëtojnë falë notit ndërsa 45-vjeçarin dyshohet ta ketë zënë varka poshtë.