Dita e Shenjtërimit/ Meta: Të krenohesh me Shën Terezën, së pari duhet të jetësosh veprën e saj

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për Ditën e Shenjtërimit të ‘Nënë Terezës’.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, kreu i shtetit shkruan se shembulli i saj i jashtëzakonshëm vjen si mesazh frymëzues dhe reflektimi për më pak fjalë dhe më shumë vepra për ndërtimin e një Shqipërie më të dhembshur dhe njerëzore.

“Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, krenarisë tonë kombëtare, shembulli i saj i jashtëzakonshëm i dashurisë në veprim, solidaritetit dhe humanizmit vjen si mesazh frymëzues dhe reflektimi për më pak fjalë dhe më shumë vepra për ndërtimin e një Shqipërie më të dhembshur dhe njerëzore, ku çdo qytetar në nevojë gjen ndihmë, përkrahje, zgjidhje të halleve, përfshirje sociale, shanse dhe mundësi të barabarta. Të krenohesh me Shën Terezën, së pari duhet të jetësosh veprën e saj!”- shkruan  Meta.