“Më jep 10 mijë euro ose të vrava”/ Ekstradohet nga Italia drejt 36-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Behar Aliaj, 36-vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, është ekstraduar ditën e sotme nga Italia Drejt Shqipërisë.
Interpol Tirana, bën me dije se arrestimi i tij është bërë i mundur në bashkëpunim me Interpol Roma/Itali.
Bëhet e ditur se Aliaj: ‘Ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 24.05.2018 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Punësimet në “Illyrian Guard”, SPAK dënon me 1 vit burgim sekserin
5 Shtator, 09:01
Më 24 Mars të vitit 2017, në vendin e quajtur “Sheq i Madh”, Fier, Behar Aliaj dyshohet se ka shtrënguar me anë të kanosjes ose dhunës, shtetasin E. B., duke e kërcënuar se do ta vriste, nëse ai nuk do t’i jepte brenda dy muajve, shumën 10.000 euro.

