Shpërthimi gjatë natës alarmoi banorët e Alliasit/ Policia: Kapsolla me lëndë piroteknike, dyshohet për mesazh

Një shpërthim me lëndë plasëse, ka ndodhur mëngjesin e së dielës në një pallat në zonën e alliasit në Kryeqytet. Sipas policisë pakoja shpërthyese ka pasur brenda një kapsolle me lëndë piroteknike e cila nuk ka shkaktuar as dëme ne njerëz  apo materiale. Policia po heton mundësinë që ngjarja të jetë mesazh për banorët e pallatit pasi në zonë jetojnë edhe zyrtarë të drejtësisë dhe policisë së shtetit.

Një pako e vogël me lëndë piroteknike ka shpërthyer rreth orës 3:30 të mëngjesit të së dielës në sheshpushimin e një pallati në Rrugën ‘Njazi Meka’, në  Allias.

Shpërthimi gjatë natës alarmoi banorët e Alliasit/ Policia:

Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati ë lënduar në njerëz apo dëme materiale.

Një banor i pallatit me inicialet K.B, ka lajmëruar sallën operative të drejtorisë së policisë së tiranës për shpërthimin. Ai është marrë në pyetje nga policia bashkë me banorë të tjerë të pallatit në lidhje me lëndën e vendosur në sheshpushimin e katit të dytë.

Sipas burimeve të policisë ngjarja po hetohet si mesazh kërcënues pa lënë jashtë vëmendjes mundësinë e ngatërresës së objektivit për shkak së në këtë zonë jetojnë edhe zyrtarë të lartë të drejtësisë dhe të policisë.

Hetuesit kanë administruar pamjet e kamerave të sigurisë gjithë zonën me qëllim identifikimin e autorit përmes itinerarit të lëvizjeve.