Elbasan/ Bie nga lartësia teksa po riparonte çatinë e shtëpisë, humb jetën 60 vjeçari

Një 60-vjeçar, i identifikuar si D.L, banues në  Elbasan, ka humbur jetën pasditen e sotme.

Policia bën me dije se 60 vjeçari, cili duke riparuar çatinë e banesës së tij ka rënë dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan.

“Më datë 05.09.2021, rreth orës 14:50 , shtetasi 60 vjeç, banues në fshatin Kusarth, Elbasan,  i cili duke riparuar çatinë e banesës së tij ka rënë dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan.”- njofton policia.  

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.