Vetëm një sportel në punë, krijohen radhë kilometrike në Kapshticë

Radhë të gjata kilometrike janë krijuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës këtë fundjavë.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se shkak për krijimin e trafikut  është bërë puna me një sportel nga pala greke.

Po ashtu një shkak tjetër ka qenë dhe procedura e Rapid Test në kufi.