Çoçoli: Në Shqipëri nuk bëhen gara dhe tendera publike, janë të paracaktuara, SPAK të hetojë
Në një intervistë për Ora News, gazetari ekonomik Fatos Çoçoli u shpreh se vendi ynë ka probleme me tenderat publike.
Ai theksoi se të gjitha shqetësimet e ngritura duhen parë me kujdes edhe nga SPAK në rastet e tenderave pasi mungon gara publike.
Çoçoli: Për 2 lote të Unazës së Re një kompani fito tenderin me një Vlorë mbi 30 milionë euro që ishte një skandal i vërtetë. Kjo tregoi se kemi shumë probleme me tenderimin publik që kap vlerën e 2 miliardë euro, sidomos lidhur me infrastrukturën publike. Kjo është një problematikë e madhe prej kohësh. Të gjitha shqetësimet e ngritura duhen parë me kujdes në raste të tilla. Te ne mungon gara publike dhe kjo është vënë re edhe nga kontrollet e shumta, duke nuk ka pjesëmarrje, por vetëm një kompania pjesëmarrëse.
Gjithmonë ka pasur një devijim subjektiv për të skualifikuar kompani të shëndosha, duke kualifikuar një kompani që është përcaktuar për tenderin në mënyrë të qëllimtë. Kështu përjashtohet konkurrenca e drejtë. Këtu ka vend edhe për SPAK që të hetojë. Skualifikimet shumicën e herëve ose kushtet e tenderit janë të padrejta.
Çoçoli shtoi se nuk bëhen tendera dhe gara të mirëfillta, por janë të paracaktuara, duke bërë kështu që edhe kompanitë serioze të mos marrin pjesë sepse ka kosto.
Çoçoli: Nëse devijohen kushtet për një interes okult kundrejt një kompanie atëherë ka vend për hetim. Ne kështu nuk bëjmë tendera dhe gara të mirëfillta, por janë të paracaktuara. Kështu edhe kompanitë serioze nuk marrin pjesë sepse është një kosto. Ka shumë vend që SPAK që vihet në vend drejtësia. SPAK mund të shkojë deri tek ata që kanë firmosur për tenderat, por nuk janë ata sepse janë njerëz të tjerë të përfshirë, kryesisht titullarë të ministrive të caktuara. Është e pamundur që një kompani me dokumente false të fitore 2 tendera me një vlerë mbi 30 milionë euro në një shtet serioz.

