Dibër Rruga e spitalit që “të bën për spital” Banorët: Torturon të sëmurët dhe kalimtarët çdo ditë

Rruga e Spitalit të Dibrës është kthyer në makth për të sëmurët dhe familjarët e tyre, aq sa thonë se mjafton të kalosh aty e bëhesh vetë për Spital. Banorët akuzojnë Bashkinë e Dibrës, që nuk ka ndërhyrë as për të mbushur gropat.

Këto pamje që tregojnë gjendjen e rrugës që të çon në Spitalin Rajonal të Dibrës që siç thonë qytetarët të bën për spital.

“Këtu është mizerabël gjendja, këtu dhe me qenë i shëndoshë sëmuresh. Rruga është e gjitha me gropa.”

Gropat mbizotërojnë në të gjithë gjatësinë.

Në verë pluhur, e në dimër, kthehen në pellgje me ujë.

‘Dhe rruga kryesore, zero është.”

Lëvizja aty është e vështirë.

Për shoferët mund të konsiderohet sfidë.

“Faqja e zezë, mo faqja e zezë”

As për këmbësorët nuk është më e lehtë. Në mungesë të trotuareve ata duhet të ecin mes makinave.

“Rrezikohen fëmijët, rrezikohen njerëzit e sëmurë.”

Kjo situatë nuk ndryshon prej kohësh. Shqetësimi është ngritur në vazhdimësi, por duket se zëri I qytetarëve nuk ka mbërritur në bashkinë e Dibrës.

“Qeveritarët nuk shohin rrugët, jemi te paguat taksa. “

“Nuk kemi ku ti gjejmë kaq lekë, për të mbyll kaq gropa.. Kështu do ngelet, ishalla do ju bie në vesh.

Gjatë natës mungon ndriçimi dhe rruga drejt Spitalit të Dibrës zhytet në terr