Pas 2 orë kërkime polumbarët nga Tirana gjejnë trupin e peshkatarit të mbytur në liqenin e Prespës

Pas 2 orë kërkime polumbarët nga Tirana gjejnë trupin e peshkatarit të mbytur në liqenin e Prespës. 

Trupi i pajetë është gjetur në vendin e quajtur Oso afër kufirit me Greqinë.

"Në vijim të informacionit paraprak datë 05.09.2021, ju informojmë se grupi i polumbarëve pas kërkimeve të kryera, bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë të shtetasit S. V., dhe varkës së tij nga liqeni i Prespës, i cili kishte dalë një natë më parë për të peshkuar. Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut të Spitalit të Korçës, ku do të pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes." - njofton policia. 

Gjatë ditës ka pasur kërkime nga punonjës të bashkisë, peshkatarë dhe punëtorë.

Ndërkohë, Pali Kolefski, kryetari i bashkisë Pustec ka folur për ngjarjen e mbytjes së peshkatarit.

Kolefski: Njerëzit kanë qenë duke peshkuar dhe njëra nga varkat ëhstë përmbysur. Kanë qenë 3 persona dhe personi i fundit që e ka parë ka qenë i vëllai. Kemi një angazhim total për ta gjetur. Po presim polumbarët. Shpresojmë që të gjejmë shpejt.

Stavri Vasilovski, 45 vjeç, u mbyt në liqenin e Prespës, dhe ishte punonjës mirëmbatje në Bashkinë e Pustecit,

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ku Vasilovski, i cili kishte dalë gjatë mbrëmjes për të peshkuar, si pasojë e dallgëve të forta të liqenit, i është përmbysur varka.